Gëzim Meta, babai i Ermal Metës ka reaguar pas koncertit të këngëtarit të njohur në Tiranë me një letër publike. Këtë letër Gëzim Meta e motivon me arsyen se ka bërë përpjekje për të takuar të birin, kur ishte në Tiranë, por Ermali nuk e ka pranuar takimin me të.
Prindërit e Ermal Metës janë të divorcuar dhe Ermali ka jetuar me nënën. Në disa intervista për mediat italiane dhe shqiptare, Ermal Meta është shprehur se i ati i tij ka ushtruar dhunë mbi të në fëmijëri.
Madje këngëtari është shprehur se disa motive të vuajtjeve në adoleshencë janë përfshirë në këngët e tij si një mesazh kundër dhunës si “Lettera a mio padre” dhe “Vietato morire”, ku flet për fëmijërinë e dhimbshme të tij.
Tek ‘Lettera a mio padre’ ka treguar për raportin më babanë e tij. Babanë ai e përshkruan një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi. Ndërkohë, i ati, Gëzim Meta, në këtë letër publike, insiston të sqarojë se nuk ka qenë i dhunshëm. Gëzim Meta i lutet Ermalit që të takohen dhe ulen për të biseduar së bashku, ku shton se “do t’ia fal edhe fjalët që ka thënë publikisht në adresë të ti
Në datën 30 maj 2018, dy ditë para koncertit të Ermalit ishim mbledhur me disa shokë të shoqatës së emigrantëve të Greqisë, dhe po diskutonim për disa probleme që na shqetësojnë në një bar-kafe pranë Sheshit Skënderbej. Në bisedë e sipër, njëri nga shokët më thotë: – Ke ardhur për koncertin që do të japë djali më 1 qershor. – Po, – i thashë.
Një person i tretë që nuk e dinte këtë gjë, më thotë: – Pse, ti je babai i tij? – Po, – iu përgjigja.
Ai po më shikonte me kërshëri duke mos m’i ndarë sytë për asnjë çast.
– Më fal, – i them, – por çka këtu për t’u habitur. – A e di ti si e kam përfytyruar unë babanë e këtij? – ma priti ai. – Një person 190 cm të gjatë, kokërruar, me tatuazh dhe me shkop ose me një rrip në dorë, ku mezi priste me padurim të rrihte djalin e vet çdo mbrëmje.
Pa e zgjatur më tej, ky ishte imazhi që ishte krijuar për personin tim. Megjithëse buzëqesha me zor, ndjeva një trishtim të cilin nuk munda të arrij ta ndrydhja brenda vetes. Pra arsyet për të cilat po jap këtë intervistë, janë dy: E para, duhet t’u them të gjithë njerëzve që unë nuk jam ai që përshkrova më lart, por një njeri krejt tjetër.
E dyta, në pamundësi të mungesës së dialogut me Ermalin, nuk më ngelet gjë tjetër veçse të përdor mikrofonin dhe lapsin e letrën për komunikimin tim me të. Ai më njeh pak dhe unë kam detyrimin t’i shpjegoj se kush jam. Fillojmë me të parën që ka të bëjë me CV-në time..Per te pare letren e plote , Vazhimi ne hapsiren me posht.