Lajmet e fundit

U godit nga kamioni në Tiranë, 13-vjeçarja ngrihet në këmbë në spitalin e Turqisë pas ak.sidentit të

Në 14 tetor, Stop transmetoi rastin e 13-vjeçares Eleni Skënderaj, jeta e së cilës ishte në rrezik. Në 28 gusht, 13-vjeçarja u godit nga një kamion në Tiranë. Aksi.denti i rëndë e dëmtoi vajzën dhe organet e saj jetësore. Ajo kishte nevojë për trajtim të specializuar dhe një seri ndërhyrjesh.

Gjendja e Elenit ishte shumë e rëndë dhe duhet të shkonte në Turqi me avion mjekësor. ”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” mundësuan dërgimin e saj në spital në Turqi me një kosto 80 mijë dollarë. Sot Eleni është ngritur në këmbë dhe falenderon për jetën e re që iu mundësua.

Babai i vajzës: Quhem Edmond Skënderaj. Goca ime u aksidentua në Shqipëri nga një kamion. Gocës time iu dha ndihma e parë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe ne e pamë të arsyeshme të lëvizim nga Spitali Ushtarak në drejtim të Turqisë. Ne kemi ardhur këtu, kemi 3 javë.