Rudina Dembacaj ishte sot e ftuar në rubrikën “N’fermë” në emisionin “E diell”. Prezantuesja e njohur sqaroi njëherë e mirë shprehjen e saj se martesa është vesi më i keq i saj, duke thënë se është i vetmi ves që ka pasi çdo gjë tjetër është në rregull, prandaj e konsideron të tillë.
Ajo foli më shumë më raportin me partnerin e saj Mark Frroku dhe pranoi se do të bëjnë dasmë sëshpejti.
“Unë do bëj dasmë por nuk më detyroheni as lekë as dhurata sepse më keni ardhur një herë” , është shprehur Rudina.Më pas e pyetur nga gazetari se pse Marku ka marrë shumë vëmendje në rrjete sociale, aktorja u përgjigj me humor:“Marku ngjall shumë interes por sidomos kur e kam marrë unë për burrë. Është bërë më seksi, me siguri ka marrë nga hija ime”.
Rudina tregoi se e rëndësishme për të mbi të gjitha është fakti që Marku e do atë edhe fëmijët. Ajo theksoi se me fëmijët e tij ka raport shumë të mirë e madje hyn “mik” te ta ndonjëherë te babai, por me vajzën e tij të madhe shihen pak pasi ajo nuk jeton me ta dhe së shpejti do të shkojë në Amerikë.
Ndërsa përsa i përket pjesës së karakterit të Rudinës që flet shumë edhe kur janë me të tjerë , ajo rrëfeu se në fillim Markut i binte pika e qeshte me siklet por tani është mësuar dhe nuk i bën përshtypje.