Moderatorja e njohur Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetin social Instagram.Ajo i mban të përditësuar ndjekësit e saj të shumtë në numër me të rejat më të fundit nga veprimtaria e përditshme e saj.
Dhe së fundmi moderatorja ka treguar përvojën më dridhëruese që ka ka pasur në jetën e saj.Ajo së bashku me të dashurin e saj Eduart Grishën kanë vizituar kampin e përqëndrimit në Aushwitz.
Me anë të disa fotove të publikuara në Instastory Arbana tregon këpucët e viktimave, rrobat e fëmijëve apo shtretërit prej druri ku flinin ata, që të prekin në shpirt.Në mesin e dhomave atje, ajo që ka tërhequr vëmendjen e moderators është pigu i enëve të ngrënies të mbledhura në një dhomë të tërë.
Kujtojmë që nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1,1 milionë persona kanë vde-kur në Auschwitz-Birkenau, 960.000 prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrenj të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët.