Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi se Lulzim Basha ka “bekimin” e Sali Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri ka një ndikim të fortë në vendimmarrjet brenda PD-së.Ndiqen! videon per te kuptuar se per qfare behet fjale.
“Për aq sa unë e njoh, të jeni të sigurt, që edhe në këto kushte, po të donte, brenda 24 orëve Lulzim Basha nuk ka pushtet brenda PD, mjafton vetëm një fjalë e Sali Berishës. PD administrohet nga Basha, por nuk është pronar Basha”– tha ai
Topi tha se tradhtari më i madh i demokratëve është vetë Berisha.“Njerëzit e thjeshtë janë shumë idealistë. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që janë të rrethuar. Në radhë të parë, tradhtia e parë është bërë nga lidershipi politik.
Tradhtinë më të madhe, demokratët e kanë pasur nga Sali Berisha. Të gjithë lidhjet e Berishës me Bashën dhe njerëzit e tjerë janë çështje që i takojnë Berishës për të mbajtur nën kontroll PD-së.”-tha ai.
Sa i përket shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga DASH, Bamir Topi e cilësoi një apel të fortë drejtuar politikës shqiptare, që të rikthehet në demokraci.Ndiqen! videon per te kuptuar se per qfare behet fjale.