Ai është një ndër figurat më të rëndësishme të humorit shqiptar, aq sa nuk do të ekzagjeronim aspak po të thonim që Agron Llakaj është një ndër themeluesit e tij këto vitet e fundit.




Një jetë në skenë, një jetë pranë publikut të cilin e ka bërë për vete me humorin e tij, por edhe të qajë shpeshherë falë mjeshtërisë së paraqitjes së realiteteve paradoksale në të cilat jetojmë.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE




Ditën e sotme ikona e “Al Pazar” feston 60-vjetorin e lindjes, dhe sigurisht nuk i kanë munguar urimet e shumta nga miq, kolegë por vëmendjen e ka marrë ai i vajzës së tij, e cila me siguri i ka përlotur të gjithë me dedikimin prekës.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE




“NGA ALKIDA : Anë e mbanë botës do të vrapoja me një frymë për të mbledhur në buqetë urimet më të bukura që ekzistojnë dhe të t’i dhuroja sot ty babush në 60 vjetorin e lindjes….do të rendja edhe këmba-dorës pa u lodhur, ashtu si dikur fëmijë 2 vjeç rendja vrullshëm e me zemrën që me dilte vendit nga gëzimi, sapo dëgjoja derën të hapej e ti të vije nga Tirana e largët për të gëzuar pak ditë me ne…DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE




Por sot babushi im s’mundemi t’a festojmë ashtu siç kishim thurrur plane pa fund sëbashku, distancën nuk e kemi më kilometrike por sociale???? Me shpresën se ditë më të bukura do të vijnë dhe ne do të festojmë të gjithë bashkë ditëlindje pa fund deri në ditëlindjen e tënde të 100!!!DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE




Nuk gjej fjalë mjaftueshëm për të të shprehur gjiiiiithë çfarë kam në zemrën qe ende me del vendit për ty; nuk gjej fjalë mjaftueshëm të të falenderoj për gjithë sakrificat e tua deri në vetëmohim; nuk gjej dot fjalë mjaftueshëm të të them sa krenare jam për njeriun mrekulli që je ti… Sot dua si për çdo ditë t’i falem Zotit që jam gjaku yt e ti je Ati im! Gëzuar ditëlindjen e 60 babushi im!”, shkruhet në dedikim e vajzës së aktorit.