Fotografi Petrit Kumi ne nje rrefim per Panorama, flet per sjelljen e Enver Hoxhës në shtëpinë e tij, kur i ndizte cigaren, e pyeste për fëmijët apo thërriste kamerieret për të sjellë një gotë r.aki nga ajo e Xhemalit nga Klosi, siç dik.tatorit i pëlqente ta cilësonte.
Ato e thërrisnin “xhaxhi”, dhe, siç Kumi tregon, ishin të gjitha vajza të bukura. Nëse udhëheqësin përpara se të fotografonte arrinte në njëfarë mënyre ta çlironte nga frika e për.bindshme se diçka mund të mos shkonte mirë, ndryshe ndodhte me sjelljen e gruas së tij. “Nexhmija ishte e pre.rë, e ash.për!”, kujton fotografi, teksa flet për çastet kur ai duhet të bënte foton perfekte, në rrethana imperfekte.
Qëndrimi i drejtë, një portret i buzëqeshur edhe në grahmat e fun.dit të je.tës, pasi ai ka qenë i vetëd.ijshëm për forcën e imazhit. Kushdo që do të haste një nga fotot e tij, për herë të parë, do ta kishte të vështirë të besonte se pas saj fshihet dik.tatori! “Kërkohej përpikëri, ashtu siç donin të dukej sistemi i tyre totalitar, ashtu duhet të ishte edhe figura”, rrëfen sot në 89-tat, fotografi Petrit Kumi.
Si në rastin e shfaqjes së dikt.atorit në stadiumin “Qemal Stafa” në ’84-ën, ku Kumi duhet të fiksonte në mënyrën më madhë.shtore “ring.jalljen” e tij, ndërsa kryeb.odigardi e kishte nën vëzhgim që të mos fiksonte diçka që nuk duhej. Apo ank.thin pas fotos së fundit të Enver Hoxhës, moment për të cilin iu desh të priste 13 ditë atje në dhomën e kuqe të Vilës.
Derisa më në
Një takim që do të pasohej me një tjetër vizitë tuajën në familjen Hoxha, për të shkrepur fotografinë e fu.ndit të dik.tatorit. Si arritët ta realizonit por.tretin e fam.shëm?
Gazetat e huaja vijonin të shkruanin se Enver Hoxha është shumë së.murë, madje në njërën shkruhej se “Uliksi i Shqipërisë ka vd.ekur”, kështu që familja ishte e interesuar politikisht që të tregonte të kundërtën. Kësaj here, ajo që u kujdes drejtpërsëdrejti për çështjen ishte Nexhmija. Afro 3 muaj pas fotos në stadium, më dhanë lajmin se duhet të përgatitesha seriozisht dhe se kjo duhet të ishte një foto shembullore.
Ajo kishte kërkuar një portet. Kështu, unë u zhvendosa në vilën e tyre, në dhomën e kuqe dhe prisja derisa të më jepnin urd.hrin. Dhoma ishte bërë gati, kishin vendosur prozh.ektorë e të gjitha sendet e nevojshme. Ndërsa fotografinë për lartësinë e aparatit, e kisha bërë me bodigardin e Enverit, i cili ishte i gjatë sa ai.
Ditët e para qëndrova gjithë ditën, pastaj më vonë, nga ora 9:00 deri në orën 14:00. Ditën e 12-të, një nga kamerieret më thotë: “Zoti Petrit, nesër do të dalë xhaxhi”. Ishte vendosur që Enverit, atje ku rrinte, t’i dërgonin një prej atyre vajzave që t’i lut.ej për të bërë një fotografi. Dhe pastaj u bind. Ditën e 13-të të qëndrimit tim në atë shtëpi, më në fund ai del. Ishte i kapur nga kra.hët nga kryebo.digardi dhe Nexhmija.
Si ishte gjendja e tij?
Kur unë e pashë për herë të parë, më erdhi shumë keq se ai ishte i kontr.aktuar komplet. Nuk i ngjante Enver Hoxhës, aq sa më fus.te në dyshim, nëse ishte ai apo dikush tjetër. “Ku do të rri?”, pyeti. Nexhmija e uli në karrige.
“Hajde tani, bëj punën, mos u merr me llafe!”, më thotë. -Jemi që jemi në përgatitje,-i them,-merri dhe nipërit e mbesat, që të bëjmë foto bashkë me ata. -Unë të them vazhdo tani, se nuk pret puna,-ma kthen. Nuk donte ta shqe.tësonim. Por, me sa duket, aty dikush moni.toronte bisedën, edhe ende pa e bërë gati ne, i sollën fëmijët.
Aty, ai u çel. Dhe u realizua ajo poza e famshme, e fundit e tij për së gjalli. Natyrisht, që bëra edhe me fëmijët foto.