Këngëtarja bukuroshe Silva Gunbardhi, e ftuar në emisionin mjaft të dashur për publikun “Why Not”, nën moderimin e Roza Latit, ka rrëfyer dy histori shumë prekëse.
Bëhet fjalë për ato historitë ku për fat të keq braktisen fëmijë dhe lihen në mëshirë të fatit.Por e mira në gjithë këto histori që gëlojnë në Shqipëri është se ende në këtë botë ka njerëz të mirë dhe që shtrijnë dorën për ta. Duke i ndihmuar me aq sa kanë mundësi!
Kur flitet për të tilla ndodhi, Silva nuk nguron të japë kontributin e saj.“Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa t’i zhvilloheshin tamam mushkëritë.
Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit.Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja.
Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: ‘Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.’
Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin t’i blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra”, rrëfen këngëtarja. Por nuk mbaron me kaq! Gunbardhi foli edhe për një tjetër histori mjaft prekëse!
“Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva çdo gjë të nevojshme për një beb”, tha Silva Gunbardhi.Epo u shtofshin njerëzit si Silva! Kemi vërtet nevojë!