Lajmet e fundit

Sot U Bënë 22 Vite Pa Azem Hajdarin/ Vajza E Tij Rudina I Shkruan Fjalë Shpirti: O Babi Unë Do Eci Për Liri, Për Ty Unë Do Eci!

Advertisement

Deputetja shqiptare Rudina Hajdari ka kujtuar të atin e saj Azem Hajdarin në 22-vjetorin e vr asjes së tij.

Përmes një postimi ajo është shprehur me fjalë prekëse drejtuar të atit duke i premtuar se do të eci në hapat e tij. Hajdari thotë se mallin për të atin e ndjen çdo ditë dhe se ai është me të në çdo hap të saj.

“Babi, 22 vite pa ty pranë fizi kisht janë shumë. Por ti je me mua përditë. Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm. Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje. Je me mua kur më jep fo rcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e dre jtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e njerëzve të lirë. Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.

Advertisement

Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë. Do eci, ta premtoj!”, ka shkruar Hajdari në profilin e saj në Facebook.

Advertisement