Lajmet e fundit

‘Ishte Dhi E Egër’, Bashkëshorti I Rudina Xhungës Tregon Si I Propozoi Gazetares…

Të ftuar tek “Rudina” pasditen e sotme janë gazetarja Rudina Xhunga dhe bashkëshorti i saj, analisti Dritan Hila. Çifti rrëfyen për herë të parë si ka nisur historia e tyre e dashurisë.

Rudina e kishte ftuar Dritanin në emision dhe aty ka qenë takimi i parë mes tyre. Analisti rrëfeu se në një kohë të shkurtër pas takimit të parë ai kishte rënë në dashuri me Rudinën dhe mendonte martesën me të.

“Po më vjen zor por i propozova një libër për të lexuar. E mora në telefon dhe i thashë ta kam sjellë librin. Për një periudhë nuk u takuam më dhe pastaj mora hapin që ta thërrisja të pinim një kafe”.

“Takimet vazhduan derisa i propozova afër shtëpisë së saj. ‘Unë jam si dhi e egër do mendohem pak’, më tha Rudina. E prezantova edhe tek mamaja dhe e kisha mendjen e ndarë që do martohesh”, tregoi Dritan Hila.