Lajmet e fundit

Pak Kohë Më Parë U Martua Me Markun, Rudina Dembacaj: Nuk Është E Lehtë T’u Kthesh Buzëqeshjen Fëmijëve Të Tij Pas Asaj Që Kaluan

Në fillim të këtij viti, Rudina Dembacaj vendosi që të bënte publike lidhjen e saj të re me ish-deputetin, Mark Frroku.

E ftuar në emisionin “Rudina”, moderatorja dhe aktorja e njohur foli për herë të parë për romancën, planet që kishte dhe për marrëdhënien me fëmijët e Mark Frrokut.
Sot Rudina ka postuar disa foto me fëmijët e tij, duke faktuar në këtë mënyrë edhe deklaratën e saj se ka arritur t’i rikthejë buzëqeshjen.

“Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje.
Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë.

Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lënd imit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, u shpreh disa ditë më parë Rudina.