




Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshën 74- vjeçare të ikonës së gazetarisë sportive Vladimir Grillo.





Komentatori, gazetari dhe zëri simbol i RTSH aq i dashur për publikun dhe veçanërisht për sportdashësit e shumtë nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sot sytë përgjithmonë.





FK Partizani dhe veçanërisht presidenti Gazment Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo dhe të afërmve.
U prehsh i qetë ikona e gazetarisë sportive Vladimir Grillo