Lajmet e fundit

Donald Veshaj Kthehet Në Njeriun Më Të ‘Urryer’ Të Rrjetit. Këngëtarja E Njohur Merr Vendimin Drastik Ndaj Tij!

 

Donaldi kthehet në njeriun më të ‘urryer’ të rrjetit. Shkak është bërë ‘tradhëtia’ ndaj Bora Zemanit dhe lidhja me beatrix Ramosaj bredna shtëpisë së BBV. Reagime të forta ka pasur edhe nga personazhe të njohur.

 

Këngëtarja Rezarta Shkurta, ka shprehur haptazi revoltën ndaj Donaldit, pas afërsisë së tij me Beatrixin, që duket se po shkon drejt krijimit të një çifti në Big Brother.

Në atë që po konsiderohet si ‘tradhti’ ndaj Borës, ajo ka postuar një foto në Instastory, ku ka hequr Donaldin nga Instagrami sa i takon vendimit të tij të fundit, duke e quajtur atë një njeri të paqëndrueshëm.

 

“Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti.

Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për shoë, vëmendje etj. Unfolloë me shumë kënaqësi për ata që si kanë këto vlera”, shkruan ajo.

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Arbana Osmani i dha një mesazh nga ekrani Bora Zemanit, duke u shprehur se e ndjen si një grua presionin që ajo ka në këto momente.

 

“Më vjen keq që një vajzë si Bora është futur në këtë situatë. Duhet të jetë një presion shumë i madh për të.

Unë si grua e kuptoj shumë mirë, dhe kam qenë një nga ato që ndjeja se mund të kishte një dashuri përrallash mes tyre.

Por asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë do secili prej dy protagonistëve. Të gjithë ne që jemi jashtë, duhet të respektojmë si Borën dhe Donaldin”, tha Arbana.

 

Ndërkogë që në rrjet ka nisur një fushatë masive kundër Donaldit, i cili po kthehet në një nga njerëzit më të urryer të momentit, veçanërisht për ata që ëndërrojnë dashurinë e vërtetë…