Lajmet e fundit

Foto/ Kanë Kaluar 15 Vjet: Zbulohet E Vërteta E Serialit “Njerëz Dhe Fate”

 

Me siguri të gjithë e kujtoni telenovelën e famshme ‘Njerëz dhe fate’, që gjatë kohës kur u transmetua, rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar. Historia e personazheve të filmit na preku të gjithëve, mirëpo a e dinit të vërtetën e këtij seriali?

 

Regjizorja dhe aktorja Egla Çeno ka treguar për ‘Gazetën Intervista’ se personazhi i Enit dhe i babait janë projektuar nga ajo, bazuar në historinë e saj personale.

 

“Po realizohej telenovela e parë shqiptare që më vonë publiku e njohu me emrin “Njerëz dhe fate”. Mu propozua por nuk kishte akoma një ide si do ishte. Mora laps e letër dhe nisa ta shkruaj. U nisa nga historia ime personale. Krijova të parin personazhin e babit tim i cili ka qenë kinooperator dhe vdiq në moshën 48 vjeçare kur unë isha ende adoleshente. Isha shumë e lidhur me të dhe doja që në një farë mënyre ai të vazhdonte të jetonte.”

 

“Krijova “babin” dhe vajzën, që në telenovelë u quajt Era. Doja në një farë mënyre të materializoja marrëdhënien me tim atë. Ngjarjet më larguan nga Tirana drejt Gjermanisë për studime dhe e braktisa atë projekt. U lumturova shumë kur mora vesh që personazhi i babit tim kishte ngelur dhe akoma më shumë që rolin e luante Robert Ndrenika. Gjithashtu edhe për Erën. Eni është një mike e veçantë për mua edhe sot e kësaj dite dhe nuk mund të kishte pasur zgjedhje më të mirë për rolin e vajzës që kisha skicuar për vete. Sigurisht që do kisha dashur ta kisha çuar deri në fund, por nuk ishte e thënë”- ka rrëfyer Egla.