Esmeralda Metkaj e njohur si Cubi është padyshim një ndër figurat më të dashura shqiptare, por vitet e fundit ka qëndruar larg ekranit. Aktorja dha një intervistë për moderatorin Alban Musa në “Abc-ja e mëngjesit”, ku mes të tjerash, rrëfeu dhe arsyen që e largoi nga skena.
Ajo tregoi se i është dashur të qëndrojë larg Shqipërisë për arsye shëndetësore, megjithëse preferoi të mos ndante më shumë detaje. “Ishte një moment që duhet të merrja një vendim si për jetën personale, sociale dhe shëndetësore. Erdhën papritur gjërat, u ndodha në një situatë që më duhej të tërhiqesha.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..
Ishte një pauzë momentale për arsye shëndetësore dhe emocionalisht ndikoi keq kjo tërheqje. Gjërat kaluan dhe ja ku jam, shëndeti im është fantastik. Ishte një problem që kishte pasojat e veta dhe më duhej të shkëputesha nga çdo gjë, çdo stres dhe lodhje fizike.”, rrëfeu ajo.
Aktorja pranoi se është e dashuruar por edhe me këmbënguljen e moderatorit Alban Musa, ajo preferoi të mos ndante më detaje, duke lënë të kuptohej se partneri i saj dëshironte të qëndronte larg syve të publikut. “Statusi im ka qenë dhe jam e dashuruar.”, tha Metkaj.
Ndër të tjera, aktorja e humorit foli dhe për planet e së ardhmes. Ajo tregoi se po mendon të vijë me një program të sajin, por ende nuk ka diçka konkrete.