Lajmet e fundit

Arbana Osmani ‘Zbulon’ Sekretin E Dhimbshëm Të Einxhel Që Askush Brenda Shtëpisë Dhe Nga Publiku Nuk E Dinte Deri Sot…!

 

Teksa tonet e debatit mes Einxhel dhe Ilirit janë ashpërsuar pasi ky i fundit ka dëgjuar klipin ku ajo ka komentuar zgjedhjen e Ilirit për të treguar tradhtinë, situata është zhvendosur dhe mes Arjolës dhe Einxhel. Arjola ka theksuar se është njeri që preket shumë, por jo se viktimizohet pas komentit të opinionistes së Big Brother Vip, Balinës e cila i theksoi se çdo njeri ka problemet e veta dhe nuk duhet të viktimizohet.

 

Pas këtij momenti, Arbana ka pohuar se edhe Einxhel ka një dramë të sajën jashtë, të cilën ka zgjedhur mos ta ndajë në shtëpi, por kjo nuk i bën të tjerët më pak të prekshëm. Edhe pas këtij momenti Einxhel ka zgjedhur të mos ndajë asnjë detaj nga kjo fjali që Arbana ndau me publikun.

 

Kujtojme se në fillim të puntatës së mbremshme në Big Brother Vip, Ilir është përplasur me Einxhel teksa kjo e fundit është shprehur se po e përdor familjen për lojë. Iliri ka “shpërthyer” ndaj Einxhelit duke i thënë se e masakron kur i flet për familjen e tij.
Pjesë nga debati/ Ilir Shaqiri: Po më preke pikën time të kuqe unë të masakroj. More vesh, se këto që thua ti janë një ndër idiotësirat e shumta që i thua gjithmonë. Ti gruan time dhe vajzën time nuk ke shans ti zësh me gojë. Duhet ta shpëlash gojën nga mëngjesi deri në darkë.

 

Einxhel: Ti je mosha e babait tim dhe më ofendon rregullisht, ti ofendon këdo këtu brenda ky është turp. Ilir: Karakterin tënd provokues e di shumë mirë, ti jep ide kur nuk ti kërkon njeri dhe i ke të pavlera. Protagonistë ne debatin e forte mbreme gjate spekatklit ‘live’ ishin edhe Donaldi me Arjolen.

 

Donaldi e akuzoi Arjolën se qëndron pas hijes së Ilirit dhe kjo bëri që mes tyre të zhvillohet një debat i fortë. Donald: Je pozicionuar pas sqetullës së Ilirit. Unë nuk kam asnjë nga mbrapa. Arjola: Respektin e kemi krijuar në këtë shtëpi. Nuk ka ndodhur që unë do e mbroj se e kam shok. Unë do e mbroj se e kam shok.