Lajmet e fundit

Tezja E Beatrix Reagon Ashpër Për Çiftin “Donatrix” Dhe Plas Akuzën E Fortë Ndaj Produksionit

 

Trekëndëshi më i komentuar i ditëve të fundit, Bora-Donald-Beatrix, ka shqetësuar shqiptarët si asnjëherë më parë përgjatë një reality-show dhe ka sjellë reagime të pafundme nga publiku. Nga historia e mbyllur tetë muaj më parë me Borën dhe takimi që u duk se risolli një fije shpresë mes ish-çiftit, Donaldi nisi romancën e re me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

 

Situata shkoi deri në atë pikë sa një fans i Borës nisi të ofendonte Donaldin dhe Beatrix duke bërtitur me të madhe vetëm disa metra jashtë shtëpisë së “Big Brother”, ndërsa Bora ndërhyri për herë të parë duke i kërkuar publikut të qetësohej. Me reagimin e saj, Bora ka fituar shumë pikë dhe shumë dashuri nga njerëzit.

 

“Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhjë edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë cfarë të dojë me jetën e tij, or mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj…”, shkruan Bora në postimin e saj në Instagram, postim që bëri xhiron e rrjetit.