Lajmet e fundit

‘I Lashë Roje Nga Mbr.Apa’, Bes Kallaku Tregon Sek.Retin Për Xhensilën: Doja Të Dija Ku Ishte, Me Kë Ikte…

 

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar dhe shumë të pëlqyer nga publiku. Dashuria e tyre ka lindur prej vitesh, por që nga postimet që ata bëjnë duket sikur ka lindur dje.

 

Kur Xhensila ndiqte ende shkollën në “Liceun Artistik”, Besi arriti ta bënte shumë shpejt për vete. Në një intervistë të dhënë sot në “Top Albania Radio”, Besi zbuloi disa detaje që nuk i kemi ditur nga marrëdhënia e tij me Xhensilën.

 

Besi tregoi me nota humori se bëri çmos për t’i gjetur numrin e telefonit, por kur e telefonoi atë i doli nëna e këngëtares. Më pas, ai zbuloi se në fillim të lidhjes i kishte vendosur Xhensilës “një roje” në mënyrë që të merrte informacione rreth saj.
“Pastaj i lashë një rob te shkolla se ishte në ‘Lice’ atëherë Xhensila, kur dilte nga shkolla, kur shkonte në shkollë. Ne prej Fushë-Kruje kështu e kemi. Sepse do shihja gjithë ecurinë ku shkonte, ku dilte, me kë rrinte, çfarë bënte”, tha ai me nota humori.