Lajmet e fundit

‘Mos Prek Me Dorë!’, Mbeshtetesja E Bashes Përplaset Me Kokalarin: ‘Mashtruese, Kush Të Ka Paguar?’

 

Tension dhe sherr jashtë selisë së Partisë Demokratike mes një militante demokrate dhe Evi Kokalarit.
“Sa rrugë ke bo? Kush të ka paguar ty? Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, për çfarë arsye mashtron, pse mashtron, mashtruese?”, iu drejtua një nga militantet Evi Kokalarit.

 

“Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”- u përgjigj Kokalari.
“Ik në Amerikë, kthehu”, iu përgjigj militantja e PD.
“Mos më prek me dorë”, dëgjohet të thotë Kokalari.

 

Deputetja Albana Vokshi u shpreh gjatë momenteve të tensionit se Komisioni i Rithemelimit do vijojë punën për referendumin e 18 dhjetorit.