Lajmet e fundit

“Nuk Doja Të Ikja Pa Rritur Djalin”/ Historia E 35-Vjeçares Që Jeton Pa Stomak (Video) –

 

Irena Mici është një grua 35-vj eçare, nënë e një djali të mitur që pavarësisht sf idave që është p ërballur në jetë, ia ka dalë mbanë.

 

Në profesion financiere, Irena në vitin 2017 është diagnostikuar me tumor në aparatin tretës, një s ëmundje e trashëguar gj enetikisht, nga mamaja dhe gjyshi i saj, të cilët kanë nd ërruar jetë nga kjo s ëmundje.

 

Ndaj për të shp ëtuar i është dashur të heq organin më të rëndësishëm tretës në trupin e njeriut, stomakun.Ditën e sotme Mici ishte e ftuar në em isionin “Shqipëria L ive” për të rrëfyer eksperiencën e saj frymëzuese. Ajo tregoi se para katër vitesh u d iagnostikua me s ëmundjen e rëndë dhe mendimi i parë ka qenë djali i saj, i cili në atë kohë ka qenë 6 vjeç dhe ajo nuk donte ta linte të rritej vetëm.
Rrëfimi i 35-vjeçares:

 

Para katër vitesh, më doli një mikrob dhe e hoqa menjëherë, nuk pata pr obleme. Pasi mbarova i thashë mjekut që më ka dalë mirë, çfarë do bëj. Ai më tha se nuk ka gjë, e i thashë se kam frikë. Mami im humbi jetën në vitin 2003 nga sëmundja e rëndë, por nuk kishte përparuar kaq shumë mjekësia.