Lajmet e fundit

Cfarë Shkroi Dikur Edi Rama Për Partinë E Punës Dhe Pasojat E Kësaj Letre?

 

“Le të rifreskojmë pak kujtesën për shqiptarët…, lu.ftën dëshmorët etj.” Kështu shkruan analisti Ilir Levonja ndërsa shkëput një pasazh të librit “Refleksione” me autor Edi Ramën e të ndj.erin Ardian Klosi, në vitin 1992.

 

”Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lu.fte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Lu.ftës Civile nga kom.unistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike.

 

Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin.”

 

E megjithatë, sot Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë…, ashtu si shumë të tjerë flasin për atdheun, të rënët, një shifër butaforike etj.Në fakt ideologjia komu.niste nisi si një lëvizje me devizën proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni. Kësisoj koncepti mbi atdheun del disi bajat.

 

Bota e re mbi gërmadhat synonte një internacionalizim popujsh, vendesh, kombesh.
Kësisoj për kom.unistin e vërtetë atdheu i bie të jetë, ose është vetëm një nocion. Kurse ky reali, nuk është asgjë tjetër veçse një varrezë kufomash, një diktaturë proletariati, një lu.ftë klasash pa kompromis