Lajmet e fundit

Ndërgjegjësimi Ndaj Alzheimerit; Rrëfimi Prekës I Rudina Dembacaj Për Humbjen E Të Atit Nga E Njëjta Sëmundje

Advertisement

Shtatori është një muaj që i dedikohet ndërgjegjësimit të sëmundjes së Alzheimerit, ndonëse jemi në tetor, fushatat ndërgjegjësuese për shëndetin duhet të vazhdojnë dhe mos kufizohen nga koha.

Sëmundja e Alzheimerit është një lloj i demencës që përfshin një gamë të gjerë simptomash, të cilat lidhen me ndryshime fizike dhe mendore.

Demenca zakonisht ndikon kujtesën e një personi, aftësinë e të menduarit dhe personalitetin. Në fazat e mëvonshme një person që ka demencë ka vështirësi të kujdeset për veten. Megjithatë këtë herë kemi vendosur të sjellim eksperiencën dhe emocionet e një personi të njohur dhe të dashur nga publiku shqiptar: Rudina Dembacaj.

Në media kohët e fundit është shkruajtur më shumë për historinë e saj të dashurisë dhe për fejesën e sapo shpallur, por pak kohë më parë, ajo i ka dhënë lamtumirën e saj, babait, i cili humbi betejën e fundit pikërisht për shkak të kësaj sëmundjeje. Me shumë respekt dhe dashamirësi jemi munduar të marrin rrëfimet, përjetimet e saj, dhe lamtumirën e fundit.

Living: Nëse them Alzheimer, cila është fjala e parë që të vjen në mendje ?
Rudina: Oh Zot, e dhimbshme.Living: Si u njohe ti me këtë sëmundje ? Cila është eksperienca jote ? E ke pranuar dot ?
Rudina: Në fakt ne nuk ishim në dijeni dhe e kuptuam pas një goditjeje tensioni që pësoi im atë. Mbas asaj ne u përballëm me harresa e tij të vogla.

Është eksperienca më e dhimbshme e jetës time, sfilitëse mund të them. Shumë e vështirë dhe m’u desh kohë ta pranoja.
Living: Mendon që Shqipëria është e informuar rreth këtij çrregullimi ? Njohja, diagnostifikimi ?
Rudina: Sipas eksperiencës time personale mendoj që nuk ka informacion dhe as trajtim të veçantë.
Living: Ju e kuptuat më herët që kishte diçka që nuk shkonte ? I shikonit si të dyshimta për shembull ndryshimin e sjelljeve të tij ?

Advertisement
Advertisement

Rudina: E para që e kuptoi ishte nëna ime. Unë ndërkohë kalova fazën e mohimit, nuk e besoja, më dukej e pamundur edhe se në fund, sëmundja ishte aty…. Për fat të keq
Living: Mendon që në shoqërinë tonë është ende tabu vizita të mjeku neurolog apo te psikiatri ?
Rudina: Jo nuk e besoj këtë, ndoshta dhe për shkak të gjitha problematikave të fundit që vendi po kalon më duket sikur shoqëria është më e ndërgjegjshme dhe e kujdesshme ndaj shëndetit mendor.
Living: Si ndihet një person që vuan me Alzheimer, është më i brishtë dhe i hutuar ?

Advertisement
Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

Rudina: Më beso, më dhemb zemra ende kur e kujtoj… Një person i sëmurë me Alzheimer është si një bebe që ka nevojë për shumë dashuri. Është një person që të ka një shikim të hutuar dhe që qetësohet nga një përqafim.
Living: Çfarë duhet të dijë publiku, si mund të ndihmojë shoqëria ?
Rudina: Mendoj që publiku dhe shoqëria duhet si fillim të kenë më shumë informacion rreth sëmundjes, është e rëndësishme dieta ushqimore, është një situatë që kërkon shumë durim dhe besim.

Living: Cila është gjëja më e trishtë e këtij çrregullimi ? Fakti që personi nuk ka më kujtime apo fakti që dhe ti mund të mos jesh më mes atyre kujtimeve ?Rudina: Për mua pjesa më e trishtë ka qenë që, për të, deri dje, ishe e gjithë bota, më pas, papritur, bëhesh e panjohur! Ndonëse i shkurtër, sepse është e vështirë të flasësh për një person që ke dashur aq shumë, por që nuk është më, rrëfimi I

Rudinës na mbushi me emocion por dhe dhimbje, për një periudhë të vështirë, shkaktuar nga një sëmundje progresive. Prandaj nëse mendoni që një i afërt mund të jetë duke përjetuar ndonjë komplikim të tillë, flisni më doktorët dhe siguroni trajtimet e duhura që të ndihmoni të afërmit tuaj të kenë një gjendje të rehatshme.

Advertisement