Lajmet e fundit

Anita Haradinaj tregon ndjenjën si është të kesh tre fëmijë

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Muçaj janë ndër çiftet më të komentuara dhe të dashura nga publiku.

 

Moderatorja e njohur, duke qenë se ka numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale, po tregohet mjaft aktive në këto të fundit, duke publikuar pamje të ndryshme nga përditshmëria e saj, e sidomos gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë Covid-19, shkruan “Kosovarja”.

 

Së fundmi, bashkëshortja e Ramushit publikoi një fotografi në instastory ku shihet shumë e koncentruar në celularin e saj gjatë një emisioni.

 

Këtë gjest ajo e arsyeton me këtë mbishkrim: “Kur ke fëmijë secili ka dy mesazhe me t’i dërgu qe…shkoj dita!!!, shkruan Haradinaj.

 

Rikujtojmë, se Anita dhe Ramushi janë prindër të tre fëmijëve