Lajmet e fundit

Ja momenti kur Dardan Molliqaj goditi me shuplakë policin tek shkallët e Qeverisë…VIDEO

 

Gjatë ditës së sotme është mbajtur protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.Protesta është thirrur nga PSD-ja,e cila filloi në orën 14:00, pjesë të cilës qenë shumë qytetarë, përcjell “Bota sot”.

 

“Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Albin mashtruesi”, “Ndryshimi i madh veç në faturë të rrymës”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Paga mjerane, fatura evropiane” ishin disa nga parullat në protestë.Në këtë protesë patë eskalim të situatës duke u përleshur policia me protestusit.Mirëpo në një video të publikuar shihet kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke u përplasur me policinë, në të cilen edhe godet shuplakë një prej policëve në fytyrë.

 

Kjo protest u përmbyllë duke mos lënë të eksalojë më shumë situate mes qytetarëve dhe organeve të rendit.