Faktet që pasqyrohen në këtë dokument janë mjaft interesante për të kuptuar të shkuarën rinore të Enver Hoxhës përpara se ai të angazhohej si pjesë e lëvizjes komu.niste në Shqipëri.




Sipas këtij proc.erverbalit të kohës ngjarja ka ndodhur në 7 gusht 1940 ku Enver Hoxha rezulton të jetë një tregtar ambulant që shiste produkte ushqimore të prishura.




Akademia e Shkencave është angazhuar në një projekt të ri për rishkrimin e historisë e cila do ti kushtojë taksapaguesve shqiptarë plotë 3 milionë euro. Sipas historianëve të angazhuar në këtë proces, kanë dalë në dritë një seri faktesh të reja të cilat duhet të përfshihen në Historinë e Shqipërisë dhe mënjëherë debatet kanë qenë të forta sidomos për qasjen ndaj figurave gjatë luf.tës së dytë botërore e më pas.




Por së fundmi në rrjetet sociale është publikuar një dokument i vitit 1940 ku shfaqet një raport i policisë së Tiranës për ndalimin e Enver Hoxhës. Faktet që pasqyrohen në këtë dokument janë mjaft interesante për të kuptuar të shkuarën rinore të Enver Hoxhës përpara se ai të angazhohej si pjesë e lëvizjes komu.niste në Shqipëri. Sipas këtij proc.erverbalit të kohës ngjarja ka ndodhur në 7 gusht 1940 ku Enver Hoxha rezulton të jetë një tregtar ambulant që shiste produkte ushqimore të prishura.




Procesvervali original ka këtë përmbajtje :
Mbajtun me datë 7-8-940 ditën e Mërkurë ora 17.00 në Tiranë kundra të qojtunit Enver Hoxha I biri i Halitit lindun ……. Më 1905, banues në Tiranë. Me profesin Gj. Ushqimore për shkak se në Rruga H. Toptani, i deklaruar në ketravajtje pse iu gjetën 3 (tre) zampe (kamb derri) të prishuna me krymbe qi i kishte ekspozue për shitje si dhe 2 (dy) kutije me copë djathi të firmës Bell Paese të prishun me erë të keqe”.




Ky dokument tregon se Enver Hoxha ka qenë në fillimet e tij një shitës ambulant aspak skru.puloz i cili 5 vjet më pas mori pushtetin dhe sun.doi për 40 vjet me gru.sht të hekurt Shqipërinë, kohë gjatë së cilës ai i serviri vetëm mish me krimba dhe djathë të prishur 1.8 milionë shqiptarëve, ndërsa atyre më me pak fat iu dha në këmbim burgun dhe inte.rnimin.




Në këtë pikë, duket se investimi i qeverisë për të rishkruar historinë ia vlen nëse në të shqiptarët do të mësojnë në vitet në vazhdim se ai që i sun.doi për 40 vjet nën dik.taturën e proletariatit nuk ishte gjë tjetër në fillimet e veta veçse një shitës i pask.rupullt i ushqimeve të prishura në pazarin e Tiranës.