Lajmet e fundit

Abazoviq Kryeministër I Malit Të Zi/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Shqiptarizmi Do Ta Dominojë Ballkanin Perëndimor

 

Avokati Spartak Ngjela e konsideron si një sukses i radhës drejt zhvillimit të vijueshëm të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, krijimin e shumicës nga Dritan Abazoviç për të qenë kryeministër i Malit të Zi.Sipas tij, ky akt pritej, por që në këtë rast na jep shenjën e parë për eskalimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

 

“Është në lëvizje politika amerikane. Por duhet të kuptojmë se e vetmja forcë real-prëmdimore në Mal të Zi, janë shqiptarët.

 

Trevat e Malit të Zi janë në fakt Malcia katolike e Arbërisë. Dhe sot erdhi koha që shqiptarët të krijojnë qeverinë drejtuese të Arbërisë Veriore që quhej Malci; dhe që serbët e kthyen dhe e quajtën me emrin Mal i Zi.

 

Gjithsesi, ky është një sukses i radhës drejt zhvillimit të vijueshëm të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe, ky sukses, do të ecë drejt aspektesh të tjera të rritjes se ngjarjeve kombëtare, jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë trevë gjerësisht shqiptare: sepse ngjarje të tjera të karakterit kombëtar do të vijojnë dhe po vijojnë edhe në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Ngjela në Facebook.