Lajmet e fundit

Bashkëluftëtari I Zahir Pajazitit: UÇK Fillet E Para Të Organizimit I Ka Në Prishtinë Me Koordinator Nait Hasanin

 

Bashkëluftëtari i Heroit Zahir Pajaziti z. Avni Ajeti ka dhënë tregimin e tij për luftën UÇK-së. Ai në një emision të RTV Dukagjini ka treguar edhe për aksionet të cilat i kishin kryer bashkë me Zahir Pajazitin.

 

“UÇK fillet e para, organizimin e saj e ka në Prishtinë me një koordinator Nait Hasanin që i ka mbajt lidhjet me tjerat komuna”, ka thënë Avni Ajeti në emisionin Personale.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Poashtu Avni Ajeti ka treguar se “Zahir Pajaziti asnjëherë s’ka thënë që unë jam komandant, por kur jemi takuar me të ne kemi pritur se çfarë detyra ai po na jep dhe nëse ndokush ka shkuar baraz me Zahir Pajazitin (për shkathtësi e guxim) ai vetëm ka pasur qejf sepse ju kanë dashur shtylla të forta”.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Avni Ajeti poashtu ka folur edhe për sulmet guerile ndaj stacionit policor por edhe ndaj policin serb i njohur ndryshe si Ciripipi të cilin e kishin plagosur, pasiqë ky i fundit kishte malltretuar shumë shqiptarët, saqë disa edhe i kishte mbytur me “stupc”. Ai tregoi se si Ciripipi në një moment ai i kishte malltretuar edhe babain e vëllaun e Zahir Pajazitit dhe për këtë ky i fundit ishte tmerruar dhe aty nisi plani dhe organizimin për atentatin ndaj tij.