Lajmet e fundit

“Dy Lule Nuk T’i Solla Dot Te Varri”, Aktori Përlot Me Dedikim Për Vajzën E Ndjerë

Advertisement

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, i cili ndodhet i shtruar në repartin e Pulmonolgjisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore post-Covid, ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë në ditën e lindjes së saj.

Me anë të një postimi në Facebook, teksa shihet i shtruar në spital, Lajçi drithëron me fjalët kur shprehet se për shkak të sëmundjes, nuk mundi dot të shkojë te varri i vajzës as për t’i çuar edhe dy lule.

Bubulina ishte aktore me profesion dhe ishte vajza e vetme e aktorit dhe është ndarë nga jeta rreth 4 vite më parë.

“Gëzuar me ëngjëjt! A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën, e m’ktheu n’repartin e veremlive,(siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?

Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!

Advertisement

Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma! Mbramë e përfundova rolin e Zekës, të rexhizori Valter, atje n’Ujëz, buzë Drinit, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marrë frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!

Advertisement
mgid.com, 793143, DIRECT, d4c29acad76ce94fgoogle.com, pub-2441454515104767, RESELLER, f08c47fec0942fa0

M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!

Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!

Mbramë, (n’skenën e fundit t’filmit), djemve t’ilegales iu thashë: Ma e randësishme asht jeta e Levizjës Qëndresa se jeta e nji plaku, prandaj gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!
Bubulinë, gëzuar me ëngjëjt!

P.s! Harrova! Prap ma morën strishon n’hundë, mos rastësisht m’ka marrë virusi për të tretën herë! Veç n’qoftë indiani tash, se ky anglezi iku para nji mueji, e kinezi n’shkurt, kur fitoi Kopilani! Pulmologji, 02.05.2021″- shkruan Lajçi.

Advertisement
Advertisement