Lajmet e fundit

Lajm I Keq Për Kosovarët: Gjatë Shkurtit Çmimi I Naftës Mund Të Rritet Edhe 20% Nga: Kosova Ime

 

Përpos rritjes së çmimeve në produktet ushqimore, qytetarët së fundi po përballen edhe me rritje të çmimeve në kuadër të derivateve.Shkak për këtë, sipas ekonomistëve, janë luhatjet në bursat ndërkombëtare, por edhe situata e tensionuar Rusi-Ukrainë.

 

Nga më pak se 1 euro, saktësisht deri në 80 cent sa ishte ndër vite tani litra e derivateve ka arritur në një shifër mjaftë të lartë.Rritja e çmimit të naftës, sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, do të ndikojë në rritjen e kostos së prodhimit.

 

“Besoj që është një sfidë që do të ndikojë në disa dimensione, por ajo që do të jetë më shqetësuese është fakti që do të goditet kostoja e prodhimit vendor, do të goditen familjet kosovare në forma të ndryshme. Edhe e tëra kjo është që kur kemi rekomanduar që Kosova të ketë rezerva shtetërore dhe ligji mbi rezerva të jetë i implementuar ka hasur në vesh të shurdhër”, thotë Gërxhaliu.

 

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë ka deklaruar se çmimet e derivateve janë duke shkuar në rritje e sipër.Ai deklaroi se tani për tani çmimet sillen në 1.35 cent.