Lajmet e fundit

‘Bashkohet opozita’ kosovare kundër kryeministrit: “Nëse Albin Kurti Vazhdon Kështu Me Sjelljen E Tij, Atëherë T’a Dini Se Opozita E Bashkuar Do Të…”

 

Tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë nisur kundë,rshtimin e përbashkët opozitar ndaj qeverisë Kurti.Përfaqësuesit e tri partive opozitare parlamentare kanë mbajtur një konferencë përbashkët për media sot, pasi vendosën ta lëshojnë seancën e Kuvendit të Kosovës.Kryetari i grupit parlamentar nga PDK, Abelard Tahiri ka deklaruar se ka pritur që rezoluta e propozuar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike të votohet.

 

“Nuk votuan një rezolutë e cila do t’i kërkonte ZRrE-së si institucion që i jep llogari Kuvendit të Kosovës të mos vazhdojë me një politikë të tillë, prandaj në nuk kishim si të vazhdonim më tutje në seancë e cila është krejt e parëndësishme në raport me atë të cilën e prezantuam ne si grupe parlamentare të opozitës”, ka thënë Abelard Tahiri gjatë konferencës.Ai shtoi se sipas tij shumica duket se është pro rritjes së çmimit të rrymës dhe se do të provojnë të gjithë mekanizmat që të parandalojnë këtë rritje.Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se do ta kundërshtojë këtë vendim me të gjitha masat e mundshme demokratike.

 

“Do ta kundërshtojmë me masat më të mundshme demokratike që kemi në dispozicion por mbi të gjitha bashkërisht me qytetarët e vendit që kjo Qeveri duhet të ndëshkohet në veprimet dhe mos veprimet e saj”, tha Zemaj.
Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se mos pjesëmarrja e LVV-së ë votim të rezolutës e dështoi atë dhe se sipas tij ajo rezolutë është rekomanduese dhe do ta ndihmonte situatën.“Vendimi për lëshimin e seancës plenare sot vjen si rrjedhojë e një votimi totalisht të papërgjegjshëm, prej një votimi që ne esencë është ikje prej besimit qytetarë. Secili shqiptar i dytë e ka votuar LVV-në dhe mospjesëmarrja e VV-së në votim e dësh,toi.

 

Për shkak se rezoluta nuk është obligative, është rekomanduese dhe e kish ndihmu situatën”, tha ai.Deputeti i AAK-së, i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti që të ofrojë zgjidhje dhe të mos ikë prej përgjegjësisë.“Albin Kurti, populli të ka votu me ofru zgjidhje, mos ik prej përgjegjësisë, besimi është i shenjtë, nuk është lehtë me e majtë, krijo zgjidhje, jo zgjidhje duke e rënduar qytetarin e Kosovës, por duke ia lehtësu, dhe duke u përballur me krizë që nuk do të kalojë lehtë. Rreziku i situatës do të vjen atë ditë kur vjen fatura e parë e energjisë me rritje”, tha Tahiri.