Lajmet e fundit

Mërgata me rekord të remitencave, brenda vitit 2021 u dërguan 1.14 miliard euro në Kosovë

 

Mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e remitencave për familjet e tyre në Kosovë.Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro, shkruan Telegrafi.Pavarësisht masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit maj me 113.3 milionë euro.

 

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.Nga Gjermania kanë ardhur 39.2 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 19.7 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.9 për qind.Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 662.2 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.Remitencat sipas kanaleve të dërgimit, janar-dhjetor 2021 | Burimi: BQK

 

“Sa i pёrket kanaleve tё transferimit, gjysma e remitencave apo 50.1 pёr qind kanё ardhur pёrmes agjencive pёr transferim tё mjeteve, por qё nё tremujorin e tretë 2021 shёnuan rёnie prej 20.6 pёr qind. Remitencat pёrmes bankave shёnuan rritje prej 31.1 pёr qind dhe pёrbёjnё 18 pёr qind tё gjithsej remitencave tё pranuara nё tremujorin e tretë 2021”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike” të prezantuar nga BQK, përcjell Telegrafi.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE…

 

BQK thekson se me relaksimin e masave kundër COVID-19, remitencat janë rritur përmes kanalit jo-formal.“Si rezultat i hapjes sё kufijve dhe relaksimit tё masave edhe remitencat pёrmes kanalit jo-formal janё rritur dhe kanё arritur nivelin prej 97.9 milionё euro vetёm nё tremujorin e tretë 2021 nga 26.5 milionё euro sa ishin nё tremujorin e tretë 2020”, thekson banka.Ndërsa, Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar rreth 13 miliardë euro.Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro, 2020 – 980 miliard euro dhe 2021 – 1.14 miliard euro.
Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.