Lajmet e fundit

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Kampionë i shpenzimeve u shpall dikush me 800 euro, deputetë tjerë që shpenzuan 25 mijë euro nuk iu paraqiten publikut

 

Vazhdon debati për shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.Shefi i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli thotë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se pa të drejtë janë publikuar emra që janë etiketuar si kampionë të shpenzimeve me derivate.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

“Hulumtimi është dashur të bëhet nga viti 2011 për të nxjerrë një statistikë të saktë. Atëherë do të dihej kush janë kampionët e vërtetë. Nuk mund të jetë kampionë dikush me 800 euro, e dikush që ka shpenzuar mbi 25 mijë euro për 3-4 vite të mos i paraqitet publikut”, ka deklaruar ai, përcjell Telegrafi.Kërçeli thotë se Kuvendi i Kosovës është për të bërë transparencë të plotë. Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

“Statusi im pikërisht është lidhur me këtë çështje, që të mos paraqitet “kampion” i shpenzimeve dikush me 800 euro.Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit ka thënë se do të bëhen publike të gjitha shpenzimet e deputetëve nga viti 2011.“Do t’ua dërgojë të gjitha shpenzimet në mënyrë që të mos shpallen kamionë persona me 800 euro shpenzime”, deklaroi tutje Kërçeli./Telegrafi/