Lajmet e fundit

Loshi: Haradinaj E Ka Mizën Pas Veshi, Liberalizimi Ka Ndodhur Në Kohën Kur Ai Ishte Kryeministër

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurën në seancën e jashtëzakonshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se Kosova do të ketë liberalizimin e vizave dhe do të pranohet në Evropë pasi të largohen nga pushteti ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

“Ju keni shkuar aq larg sa i keni thënë Kosovës si të largohet UÇK-ja ka me na pranu Evropa, kanë me na dhënë liberalizimin, ku e keni liberalizimin, ku e keni ju lutem, ju keni hy derë me derë keni thënë vetëm t’i largoni këta të UÇK-së, komandantët, qeveria e komandanteve, pronto komandantët, ku jeni bre, kush është duke ju pritë.

 

Sot po lavdëroheni që nuk po harxhoni, nuk po harxhoni se keni mbetë mbyllur, ku është liberalizimi i vizave çka ju tha ambasadorja e Francës para dy-tre ditësh, jeni mbyt”, ka thënë Haradinaj.Këtë dekaratë të Haradinajt e komentoi publicisti Liri Loshi, i cili ta se deklarata është e pavërtët dhe se nuk ka force politike në Kosovë që është kundër UÇK-së, përveç Listës serbe.

 

Ramush Haradinaj po thotë se Vetëvendosja ka thënë se kur të largohet UÇK-ja nga pushteti, Kosova e merr liberalizimin e vizave! A është e vërtetë se dikush ndonjëherë e ka thënë këtë gjë? Jo, nuk është e vërtetë. Nuk ka force politike në Kosovë që është kundër UÇK-së, përveç Listës serbe.

 

Tjetër gjë janë komandantët e lidhur me krimin dhe korrupsionin, të cilët këto punë të pista i kanë bërë duke qenë në krye të pushtetit e tjetër gjë është UÇK-ja”, ka thënë Loshi.Sipas tij, 22 vite pas lufte, ajo për çka mund të falënderohet UÇK-ja është lufta e saj për çlirimin e Kosovës.