Lajmet e fundit

ENDRIT THAÇI I PËRGJIGJET KURTIT: DO TA PRES VAJZËN TËNDE TË RRITET

 

Djali i presidentit Thaçi, Endriti kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin nuk po e njeh si shqiptar por si malazez. Madje ia ka përmendur fshatin Vladimir sikur babai i tij para disa vjetëve.Të paktën kështu ai ka shkruar në një postim në rrjetin social Instagram, ku ka reaguar ndaj një deklarate të Kurtit.

 

Kurti duke komentuar për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se “ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit”.“Na ka mbet vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuqiqit dhe të kthehemi si para pesë shekujve”, tha Kurti.Një përgjigje të ashpër për Kurtin e ka pasur djali i tij, Endrit Thaçi.

 

Në rrjetin social Instagram ai ka shkruar se e “ka durimin ta pres çikën e Kurtit”.“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem. Ajo duhet ta ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez.. gjetiu”, ka shkruar djali i presidentit.

 

Tutje familjen e Kurtit ai e ka cilësuar si “Kurtoviqi nga Vlladimiri”.“E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vladimiri”, ka shkruar Endrit Thaçi