Lajmet e fundit

Sali Berisha habit të gjithë i bën ftesën e papritur Edi Ramës: Unë jam 77 vjeç,të sfidoj ne4 një debat

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi Edi Ramën në debat televiziv.
I ftuar në një intervistë televizive, Berisha tha se e fton Ramën dhe po të dojë ai le të marrë edhe Lulzim Bashën.

 

Berisha theksoi më tej se Edi Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit.
“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua.

 

Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore kanë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.