Lajmet e fundit

SHPENZIMET PËR KARBURANTE, DUDA BALJE REDUKTON DALJET NË PUBLIK THOTË SE ËSHTË NË GJENDJE TË KEQE

 

“Hajdute”, “Gënjeshtare”- këao janë termat të cilët i janë drejtuar deputetes, Duda Balje nga kalimtarë të rastit pas publikimit të shpenzimeve të udhëtimit për karburante.Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak, deklaron për Shqip.com se është në gjendje të keqe psikologjike dhe si pasojë ka reduktuar daljet në publik.

 

`Kur po dalë në rrugë njerëzit non-stop më thonë ke marrë prej shtetit, i ke marrë prej neve. Normal që nuk ndihem mirë. Jam në një gjendje shumë të keqe. Unë këto ditë nuk po dal edhe shumë në publik”, u shpreh Balje.Deputetja, arsyetohet duke thënë se “nuk ka gënjyer asnjëherë”, dhe se shpenzimet janë të arsyeshme pasi udhëton çdo ditë nga Prizreni për në Prishtinë
Kuvendi i Kosovës.

 

Në bazë të raportit të shpenzimeve për vitin 2021, për periudhën janar-dhjetor, deputeti i cili shpenzoi më së shumti para nga buxheti i shtetit është Pal Lekaj i AAK-së. Ai ka harxhuar plot 2 mijë e 790 euro për karburante.Pas tij, e dyta renditet deputetja Duda Balje me 2 mijë e 730 euro. Ndërsa e treta është deputetja e LVV-së, Yllza Hoti me 2 mijë e 430 euro.Në total të gjithë deputetët e legjislaturës së tetë kanë shpenzuar 100 mijë e 530 euro.