Lajmet e fundit

“Bëj gira çdo ditë 40 minuta”/ Grida Duma flet për herë të parë për format fizike: Këshilla që kam

 

Kandidatja për d eputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Grida Duma ka bërë një interviste ndryshe nga herët e tjera. Ajo i është përgjigjur pyetjeve kurioze të qytetarëve pa h ezitim. Një ndër pyetjet që një qyetetare ka bërë ishte se çfarë bën që është në një formë kaq të mirë f izike.

 

Grida tregon se përpiqet të kujdeset për pamjen, ushqimin, veshjen dhe përpiqet që të bëjë aktivitet fizik çdo ditë. Madje ajo tregon se mbrëmjeve kur shikon emisi one po litike ajo u shtrohet me 2-3 girat që ka në shtëpi.
Qytetarja: Je një grua shumë e bukur, cila është rutina jote që rri gjithmonë në formë?

 

Grida Duma: Mendoj që mirëmbajtja është e domosdoshme dhe nuk ka arsye pse ta themi ndryshe. Nuk është se përpiqem aq shumë sa duket në një farë mënyre, por ia kam m arrë pak dorën e të shfaqurit në television dhe kujdesit që duhet përpara se të vish në media dhe kjo ndoshta jep përshtypjen që është shumë. Me vite fillon mëson të bësh disa veprime të cilat në jetë të ndihmojnë.