Lajmet e fundit

Hashim Thaçi nuk e lexoj miгe shpalljen e pavaгsise, Dгidhet Kosova nga kjo qe u zbulua sepse ..

Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje, në një emision televiziv në ATV ka folur lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.Ai tha se pakoja e Ahtisarit është pengesë në Kosovë, sepse e vështirëson inkuadrimin në mekanizmat e drejtësisë.

 

Sot pako e Ahtisarit sot është mbi Kushtetutën tonë, si version final i çdo zgjidhje të problemeve të Kosovës”, u shpreh Zyba.Tutje ai potencoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka qenë e ngutshme, dhe leximi i deklaratës nuk është bërë nga personi i duhur.

 

“Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk është bo nga njeri më kompetent, jemi vend Parlamentar, nuk është bo as nga Kryeparlamentari as nga Presidenti”, tha më tej aiSipas tij nuk ishte paraparë që në atë kohë të shpallej Pavarësia, por situata u përshpejtua.

 

“Mobilizimet qytetare e kanë mobilize zgjidhjen e problemit por nuk është bërë më e mira e mundshme. E kanë përshpejtu nënkupton më pak se 1 vjet, apo rreth 1 vit më pas u lexua Deklarata e Pavarësisë, por nuk ishte e paraparë si e tillë. E kujtojmë secili se sa me procedurë të shpejtë u dha kjo deklaratë e Pavarësisë”, tha ndër të tjera Zyba.