Lajmet e fundit

Osmani Për Vizitën Në Brezovicë: Rrobat I Blejtëm 15 Euro Në “Viva Fresh”

 

Osmani për vizitën në Brezovicë: Rrobat i blejtëm 15 euro në “Viva Fresh”.Presidentja Vjosa Osmani ka vazhduar t’i komentojë disa raportime të mediave për jetën e saj.Ajo ka thënë se mediat kanë raportuar se ajo në Brezovicë, në një vizitë që ka pasur me familje ka veshur rroba mijëra euroshe.

 

Megjithatë, ajo thotë se ka veshur rroba të 15 eurove në “Viva Fresh”.“Isha një natë në Brezovicë pas katër vitesh, edhe thonë keni vesh rroba të skijimit që kushtojnë mijëra euro.

 

Në bazë të çkafit unë akuzohem për një gjë të tillë. Pantallona të skijimit që kemi veshur në “Viva Fresh” për 15 euro. Ky është realiteti”, tha ajo në RTK.Tutje, Osmani thotë se mediat raportuan se ajo me familjen ka veshur skija mijëra euroshe të “Schumaherit”, që në fakt është vozitës i formulave dhe jo skijator.
“Thonin i keni marrë skijat e Schumaherit që kushtojnë mijëra euro, e ne i kemi marrë me qira”, tha tutje ajo.