Lajmet e fundit

Britaniku Harrison: Rrustem Berisha më tha të pijmë një shampanjë se lufta mbaroi, i thash jo

Nga Britania e Madhe erdhi në Koshare për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jon Harrison, i dekoruar me urdhrin Adem Jashari, shumë vjet pas luftës, rrëfen ekskluzivisht për Klan Kosova arsyet pse iu bashkëngjit UÇK-së, si i pari ushtar i huaj që e bëri një gjë të tillë në Koshare.

 

Oficeri i pensionuar britanik, që në krahët e tij mbanë tatuazhin e skuadrës Delta, të brigadës 138 Agim Ramadani, tregon pse mendon se guerilja kosovare duhej ta kishte lavdinë triumfale në 1999.Cila ishte ndjenja e juaj kur e përjetuat fundin e luftës, dhe njerëzit këtu e kishin fituar lirinë e tyre.

 

Harrison: Ne e kishim një histori të shkurtër, komandanti im i brigadës, Rrustem Berisha më tha, edhe një luftë mbaroi, dhe do të shkojmë të pimë shampanjë në Prishtinë, dhe unë i thashë, jo, s’do ta bëjmë këtë. Do të shkojmë e të pimë kafe. Kur të jeni republikë e lirë, atëherë do të pimë shampanjë. Dhe kështu, erdhëm në Prishtinë dhe pimë kafe.

 

Dhe pastaj në vitin 2008, unë u ktheva këtu, e patëm një banket të madh për nder të pavarësisë tuaj, dhe tërë brigada ishte aty, unë iu afrova komandant Berishës dhe i thashë: “Të kujtohet premtimi im? Ja ku është shampanja”. Dhe ne pimë shampanjë atë natë.

 

Pra, ju pitë shampanjë në vitin 2008, në ditën e pavarësisë, por, cilat ishin ndjenjat e juaja, kur kosovarët e fituan lirinë, dhe asaj kur ata e shpallën pavarësinë në vitin 2008.
Harrison: Kur u futëm këtu, në vitin 1999, personalisht ndjeja se kosovarët ishin popull shumë krenar, dhe se fitoren ua kishin grabitur. NATO e përfundoi luftën, por, duhet ta kishte bërë UÇK këtë.