Lajmet e fundit

Me mjekër të zbardhur dhe pa flokë, kaq shumë paska ndryshuar Ardi i “Familjes Moderne”

Koha, i ndryshon të gjithë dhe padyshim që nuk e ka kursyer as aktorin e njohur nga Gjakova, Armond Morina.

 

Armond Morina apo siç njihet për të gjithë ne Ardi tek “Familja Moderne”, ka qenë njëri ndër aktorët më të pëlqyer nga publiku.

 

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga seriali i lartpërmendur pothuajse të gjithë nga aktorët kanë ndryshuar, ndërsa Ardi mbetet po ai i njejti siç ishte dikur, vetëm se është thinjur e ka shtuar pak më shumë në peshë.

 

Pas serialit, Ardi ka qenë i pranishëm edhe në shfaqje dhe seriale të ndryshme, ku gjithmonë është treguar mjaftë i suksesshëm.