Lajmet e fundit

“Mjekja Më Tha Do Të Vdésë Gruaja Nëse…”, Këngëtari Altin Sulku Rrëfen Lidhjen 5 Vjecare Me Bashkëshorten…!!

 

Për të parën herë, Altin Sulku është shfaqur në ekran me bashkëshorten e tij, Rolanda, dhe kanë rrëfyer sesi lindi dashuria e tyre. Njohja erdhi 5 vjet më parë, kur Rolanda punonte në një butik. Këngëtari kishte hyrë aty për të blerë, por gjërat nuk nisën tamam aty.

 

“Kemi 5 vite së bashku, ndoshta ishte dashuri me shikim të parë. Punoja në një butik dhe Altini vjen aty me një mik të vetin. Në atë moment nuk po e njihja dhe e pyes: “Ku të kam parë”. Më tha emrin, por e harrova. Kur publikoi një këngë më doli në Instagram dhe i shkrova. Atëherë ka pasur një të mirë ‘i kthente përgjigje të gjitha vajzave”, tha Ronalda.

 

“E pashë aty dhe u largova, bëmë pak muhabet e batuta. Më dërgon mesazh ‘shumë e bukur kënga, si kombinimi i atleteve me mjekrën’, ishte batutë tek dyqani. I ktheva përgjigje vetëm ‘hahahahaha’ se nuk e mbajta mend. Më shkruan sërish: ‘Tu kujtova apo jo?’, i thashë ‘s’po të mbaj mend’ dhe më tregoi ku ishim takuar”, shtoi këngëtari. Në fillim, mes tyre kishte lindur një miqësi, që më vonë coi drejt dickaje tjetër.

 

“Ne e nisëm si miq, u njohëm. Altini më thoshte ‘i kam të gjitha, vetëm më mungon një vajzë e mirë, po e shoh tek ty’. Me kalimin e kohës, sikur u dashuruam”, tha ajo.“Kaluan 5-6 muaj, mu desh kaq kohë për ta njohur. E provokoja në disa gjëra, pastaj thashë është tamam”, u shpreh Altini.

 

Këngëtari zbuloi se shtatzënitë e bashkëshortes së tij nuk kanë qenë të lehta dhe kur Rolanda ishte në pritje të vajzës, mjekja i kërkoi ta hiqtë pasi ndryshe do vd¡ste. “Shtatzënitë i ka pasur problem, me vajzën shkoi 43 kilogram. Mjekja tha duhet ta heqim patjetër, se do vdésë nusja. Kur ikëm në shtëpi filloi të qante. Nisi të kërkojë lëng pule dhe pas asaj shkoi çdo gjë shumë mirë. Na thanë është djalë për të dytin, por se kisha problem. Kur shkoi 5 muajshe të kontrollohej dhe erdhi në shtëpi duke qarë. Vajza i ngjan Altinit, me flokë kaçurrela”, tregoi ai.