Lajmet e fundit

“Nuk ka kthim mbrapa me Albin Kurtin”!! Lista Serbe ngre “flamurin e bardhë”: Po duan të na largojnë nga skena politike në Kosovë

“Nuk ka kthim mbrapa me Albin Kurtin”!! Lista Serbe ngre “flamurin e bardhë”: Po duan të na largojnë nga skena politike në Kosovë.Lista Serbe i ka dalë në mbrojtje nënkryetarit të saj Milan Radojçiq, i cili u arratis dje nga pika kufitare në Bërnjak pasi rezultoi se është në listën e personave të kërkuar nga prokuroria.

 

Partia kryesore parlamentare e serbëve të Kosovës, ka deklaruar se sipas informacioneve që kanë, kërkesa për arrestim të Radojçiqit s’përmbanë evidencë për ndonjë veprim ilegal të tij.
“Ne theksojmë se bazuar në informatat që kemi, kërkesa për arrest e Radojçiq nuk përmbanë evidencë për ndonjë veprim ilegal të tij, por vetëm është folur publikisht për rastit që është inicuar në lidhje me marrëdhënien dhe lëshimin e lejes ndërtimore në komunën e Shtërpcës dhe Radojçiq s’ka të bëjë asgjë me të.

 

Informojmë publikun që Radojçiq s’ka pasur marrëdhënie biznesore në këtë komunë apo me objekte atje, për më tepër nënkryetari Radojçiq asnjëherë s’ka qenë në komunën e Shtërpcës”, thuhet në reagimin e tyre.

 

Ndër të tjera në reagim thuhet se javët e fundit janë intensifikuar përpjekjet për largimin e Listës Serbe nga skena politike.

 

“Jemi të vetëdijshëm se në javët e fundit janë intensifikuar aktivitetet e institucioneve të Kosovës për largimin e Listës Serbe nga skena politike si bastion i mbrojtjes serbe, por i kemi kuptuar ato mesazhe dhe veprime të tilla nuk do të na trembin dhe dekurajojnë në luftën e mëtejshme për popullin tonë”, thuhet ndër të tjera në reagim./ Pamfleti.com