Lajmet e fundit

“Shoferi I Taksisë Kishte Në Mur Foton Time”, Aktorja E Njohur Shqiptare Zbulon Të Papriturën…

 

Jo të paktë janë ata filma shqiptarë të ‘Kinostudios së re’ që u përhapën me shpejtësi edhe në Kinë. Jehona e filmave tanë vazhdoi dhe më pas, madje një pjesë e “Ngadhnjim mbi vd ekjen” u përfshi dhe në filmin “Electric Shadoë” të 2004. Për të folur për suksesin e këtij filmi, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” Eglantina Kume, aktore e “Ngadhnjim mbi vd ekjen”.
Shtyp hapësiren rek lamuese më poshtë dhe lexoni lajmin e plote

 

Kume thotë se ka kaluar shumë kohë nga krijimi i këtij filmi, dhe në atë kohë artistëve nuk u bëhej jehonë suksesi.

 

“E këtë sukses e mora kur shkova në Kinë, pas 40-vitesh nga realizimi i filmit. Jam surprizuar, ishte e paimagjinueshme mënyra se si më pritën. Kishte shumë njerëz që më njihnin. Ishin artistë të asaj kohe dhe të rinj që kishin dëgjuar nga prindërit për mua. Ju dukej e çuditshme që më panë nga afër, kam dhënë shumë autografe”, tha Kume.
Madje tregoi edhe një moment të bukur teksa udhëtonte me taksi dhe shoferi ishte emocionuar se kishte takuar aktoren që foton e saj e kishte në mur.

 

“Takova në një taksist, kur po udhëtoja së bashku me përkthyesen. Ne po flisnim shqip dhe shoferi pyet çfarë gjuhe po flisni. Përkthyesja i thotë shqip dhe kjo është Mira që ka luajtur te filmi “Ngadhnjim mbi vd ekjen”. Ai filloi të dridhej, e thoshte ‘e pamundur, e pabesueshme, sa e vogël është bota, në mur kam foton tënde’”.