Lajmet e fundit

U Nda Pas Kaq Vitesh Nga Shpëtim Saraçi, Mira Konçi Bën Lëvizjen E Papritur Dhe Gëzon Të Gjithë Fansat E Saj

 

Pas shumë vitesh mungesë në tregun muzikor, këngëtarja Mira Konçi ka publikuar këngën e saj më të re. Në një bashkëpunim me kitaristin, Faton Mucula, ata kanë sjellë një verios të veçantë të këngës së gripit “Gjurmët”, “Era”. “Më në fund është këtu. Kaq e lumtur qe po ndaj me ju kete emocion”, shkruan Mira Konçi në rrjetet sociale. Ky projekt i ri muzikor i këngëtares ka ardhur pas zerave që po qarkullojnë lart e poshtë se ajo dhe kompozitori, Shpëtim Saraçi, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

 

Disa javë më parë në media u raportua se Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi i kanë dhënë fund martesës. Katër vite më parë ata u shpërngulën së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpo së fundmi kompozitori është parë në Shqipëri kurse Mira vazhdon të qëndrojë në SHBA. Po ashtu, dyshja nuk kanë asnjë foto të përbashkët në rrjete sociale dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

 

“Gazeta Panorama” ka zbuluar të tjera detaje nga ndarja e tyre. Historia e ndarjes së tyre ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në SHBA. Raportohet se disa mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë.

 

Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA. Një status në Instastory nga Mira së fundmi është interpretuar si një kunjë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Saraçit. “Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.

 

Ndërkohë që në një intersitë në “Ftesë në 5”, Era Saraçi, vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit zbuloi më shumë nga jeta e saj në SHBA, aty ku jeton prej disa vitesh. Era pohoi se për momentin është e punësuar në një kompani teknologjike, ndërsa po mendon seriozisht për t’u angazhuar edhe në muzikë. “Kam menduar disa bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë, por s’ dua të zbuloj më shumë pa u realizuar”, tregoi ajo. E pyetur nga Bieta nëse është apo jo e dashuruar Era la të kuptohet që është e lumtur, pa dashur të zbulojë më shumë detaje. Sa i përket planeve familjare për fundvit, Era tha se po planifikojnë që të mblidhet e gjithë familja bashkë.

 

“Po do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë”, tha Era. Kjo deklaratë e saj vjen pas lajmit të bujshëm të ndarjes së prindërve të saj, Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit.