Lajmet e fundit

“Unë Nuk Kam Frikë”, Eni Çobani Tregon Për Herë Të Parë Kër.Cënimet Që Ka Marrë Për “Shihemi Në Gjyq”

 

Eni Çobani ka qenë e ftuar sot në Edicionin Informativ në Klan Neës me Iva Kalemin ku ka folur si rrallë herë për karrierën e saj televizive me ‘E diela shqiptare’ si dhe me detaje të tjera të jetës.

 

Ajo pranoi se i ka ngelur peng nga humbja e të atit fakti që nuk u realizuan homazhe për ta pavarësisht kontributit të jashtëzakonshëm që ka dhënë për vendin.
Nga ana tjetër, juristja e njohur ka pranuar se është kërcënuar disa herë prej punës, nga njerëz që i kanë shkuar pranë dhe e kanë takuar personalisht.

 

“Kam pasur kërcënime. E kam mbajtur për vete deri tani, por po e pranoj. Ka pasur nga ata që më kanë kërcënuar,
por unë nuk i ruhem askujt sepse mbaj përgjegjësi dhe nuk dal kurrë para publikut me gënjeshtra. Çdo gjë që them e kam analizuar mirë më herët”, u shpreh Eni.

 

Ajo ju përgjigj edhe kuriozitetit personal të Iva Kalemit, për përfshirjen në politikë, kur la të nënkuptuar që do ketë të reja dhe ka pasur gjithmonë ftesa, por se kur do e shohim së shpejti nuk e tha saktësisht.