Lajmet e fundit

Ish-Kryeministri Avdullah Hoti, Në Emisionin Pressing Të T7, Ka Thënë Se Presidentja Vjosa Osmani Po Sillet Njëjtë Si Ish-Presidenti Para Saj, Hashim Thaçi.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po sillet njëjtë si ish-presidenti para saj, Hashim Thaçi.

 

Sipas Hotit, kur Thaçi kritikohej i lëshonte këshilltarët e vet për të sharë e fyer deputetët e opozitës.

 

Në situata të ngjashme si kjo e Thaçit, sipas Hotit, edhe Vjosa Osmani po vepron njëjtë si paraardhësi i saj.

 

“Ajo (Osmani) po sillet saktë si paraardhësi i saj, që kur e kritikon dikush, i lëshonte këshilltarët e vet për t’i sharë e fyer deputetët e opozitës. Të njëjtën gjë është duke e bërë kjo”, është shprehur Hoti.
“Roli i saj është i unifikimit, kur të kritikon dikush pa të drejtë, presidentja del publikisht dhe i jep sqarimet. Komunikon me publikun dhe jep përgjigje për kritikat që i janë bë”, ka thënë Hoti.

 

“Ajo nuk e bën këtë, por i lëshon këshilltarët e vet dhe me gjuhën më të ulët e më fyese i kundërvihen opozitës”, ka thënë Hoti.Ish-kryeministri gjithashtu tha se Osmani e ka lënduar vetën kur e ka shkarkuar Valdete Dakën
“Besoj që e ka lënduar vetën në fillim të mandatit me shkarkimin e kryetares së KQZ’së”, shtoi Hoti./Express/