Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti i kërkon Përparim Ramës që të mos e ndërpresë projektin për sallën e re të sporteve

 

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia ka kërkuar kryetarit aktual, Përparim Rama, që të mos e ndërpresë projektin për sallën e re të sporteve.

 

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka publikuar fotografi nga projekti i një kompanie sllovene, që ka fituar në konkursin ndërkombëtar për sallën e re të sporteve me dorë në Prishtinë te Stacioni i Autobusëve.

 

“Për më shumë, ne kemi ndarë edhe mjetet dhe kemi filluar edhe prokurimin për këtë sallë super moderne, që do të përdorej nga klubet e Prishtinës dhe përfaqësuesja e Kosovës. Sporti zhvillohet nga infrastruktura dhe shpresoj që kryetari Rama të mos e ndërpresë këtë projekt të domosdoshëm për Prishtinën”, tha Ahmeti.