Lajmet e fundit

Vëllai Vrau Të Motrën 23 Vjeç Në Bashkëpunim Me Babain, Gjykata I Dënon Me Gjysëm Shekulli Burg

 

10 vite më parë, Shkëlzen Buci do të rrëmbente të motrën, Eglantinën, për ta dërguar në Malin me Gropa. Atje, pa u dridhur përpara fytyrës e lotëve të të motrës, ai i merr jetën duke e qëlluar dy herë. Eglantina ishte veçse 23 vjeçe.

 

Krimi i paimagjinueshëm ishte kryer në bashkëpunim me Faik Bucin, babain e Shkëlzenit dhe të të ndjerës. Të dy babë e bir kishin planifikuar vrasjen, pasi nuk pranonin dot faktin se vajza ishte larguar nga shtëpia, u kishte marrë disa para dhe bashkëjetonte me një person pa bekimin e tyre.

 

Këtë të enjte, gjykata e Tiranës dha verdiktin për dy të akuzuarit, të cilët u gjetën fajtorë. Faik e Shkëlzen Buci u dënuan me 25 vite burg secili, për veprën penale të vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim.

 

Si u zbulua krimi
Eshtrat e Eglantinës u gjetën më shtator të vitit 2012 nga një gjahtar. Sipas ekspertizës së kohës, vrasja rezultonte të kishte ndodhur disa muaj më parë. Hetimet vijuan për mëse 6 muaj, por dosja u mbyll më 2013 pasi nuk kishte pista hetimi.Ndiqen! videon per te kuptuar se per qfare behet fjale:Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…

 

Por gjithçka ndryshoi kur një mik i Shkëlzen Bucit, tregoi të vërtetën. Ky i fundit, u arrestua për një tjetër çështje në 2017 dhe një vit më vonë, vendosi të flasë duke u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

 

Ai tregoi se kishte qenë prezent gjatë ekzekutimit të 23 vjeçares nga dora e të vëllait e madje se e reja fjalët e fundit ia kishte adresuar atij duke i kërkuar ndihmë. Pas krimit, Shkëlzen e Faik Buci e kishin kërcënuar me jetë këtë të fundit që të mos tregonte, “pasi kishte fëmijë për të rritur”.