Lajmet e fundit

Vila, Apartamente, Miliona Në Bankë, Zyra Dhe Para Pa Fund/ Do Vini Duart Në Kokë Nga Pasuria E Sali Berishës Dhe Fëmijëve Të Tij

 

Përgjatë tetë viteve të d inastisë së babait të tyre, dy fëmijët e Sali Berishës kanë grumbulluar një pasuri përrallore dhe perandorake, e cila nuk justifikohet kurrsesi me të ardhurat e tyre të ligjshme dhe të deklaruara.

 

Vilat në Farkë, rezidencat në Gjirin e Lalzit, zyrat e reja tek Liqeni Artificial, dhjetëra apartamente në Tiranë, dhjetëra llogari bankare etj.,

 

janë vetëm një pjesë e pasurisë së fëmijëve të Sali Berishës, të cilët nuk kanë asnjë biznes të deklaruar për të justifikuar pasurinë që posedojnë. Po si u pasurua familja Berisha në harkun kohor prej tetë vitesh? Në vitin 2003, kur ka filluar të funksionojë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Sali Berisha ka deklaruar vetëm një apartament modest.

 

Historia e pasurimit të dyshimtë të familjes zë fill në vitin 2005, kur Berisha erdhi në pushtet. Edhe pse në formularët e ILDKP deklaronte si të dhurata vetëm pagën e vet si kryeministër dhe pagën e bashkëshortes si mjeke, vilat dhe llogaritë bankare shtoheshin vit pas viti. Kështu, nëse në vitin e parë të deklarimit, pra në vitin 2003, Berisha deklaronte thjeshtë një apartament në RR. L. Myzeqari, në vitin 2011, në deklaratën e fundit të dalë nga zyrat e ILDKP, Berisha dhe fëmijët e tij rezultojnë me dhjetëra apartamente.

 

Me dhjetëra llogari të reja, apartamente të padeklaruara më parë, vila dhe miliona të rrjedhura nga llogaritë e mëparshme, rezultojnë në deklaratat e fundit të ish-kryeministrit Berisha, bashkëshortes Liri Berisha dhe bijve të tyre, Shkëlzen dhe Argita Malltezit.Apartamentet e Argitës

 

Vajza e kryeministrit Berisha zotëron gjashtë apartamente me sipërfaqe të mëdha nga 100-200 m2, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe 3000 m2 tokë në Fshatin Priske dhe një dyqan. Vetëm në rrugën “M. Matohiti”, Argita ka dy apartamente në një pallat, njeri me sipërfaqe 188m2 dhe një 141m2. Ndërkohë, ajo ka blerë një apartament tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, i cili është në ndërtim e sipër me një sipërfaqe prej 200 m2 dhe ka një vlerë 100.000 euro. Po kështu, ajo zotëron edhe një apartament tek “European Treade Center”, në qendër të kryeqytetit 120 m2 me një vlerë prej 150.000 euro si dhe një apartament 77m2. Veç këtyre Argita zotëron edhe një apartament 95m2 dhe garazh tek rruga Lidhja e Prizrenit. Po ashtu, Argita ka deklaruar edhe një apartament tek ETC si dhe një shtesë pallati. Por, kjo është vetëm pjesa e deklaruar.Zyrat e Berishës

 

Pas përmbysjes nga pushteti dhe dorëheqjes formale si kryetar i PD, Sali Berisha hapi disa zyra të Tiranës, në katin e 14 të pallatit më të lartë në Tiranë, në rrugën “Mustafa Matohiti”, përkatësisht pallatit të klientit kryesor të familjes. Në zyrat e tij raporton çdo natë Lulzim Basha, ndërsa aty zhvillon takime me ambasadorë, sekserë, spiunë, bashkëpunëtorë etj. Por, zhvendosja e Berishës në kullën më të shtrenjtë të Tiranës është pasuar me shumë dyshime.

 

Nuk dihet nëse Berisha i ka blerë zyrat, i ka marrë me qera apo ia kanë bërë dhuratë. Një gjë është e sigurt, që paga mujore e deklaruar nga Sali Berisha nuk mjafton për të paguar qiranë për zyrat perandorake. Disa ditë më parë, deputeti Erjon Braçe i ka kërkuar sqarime ish-kryeministrin për çështjen e zyrave. “Para se të them çfarë mendoj për gjithë “argumentat” e tu, po e nis me këtë pyetje: Kush ta ka blerë apo kush paguan qiranë e zyrës tënde në kullën më të shtrenjtë të Tiranës? Pronari i kullës është biznesmeni që ka marrë me firmën tënde: Kontrata publike në infrastrukturën rrugore e ndërtime të tjera civile”, ka pohuar ai.